Kultivim kanabisi në oborrin e shtëpisë, një i arrestuar dhe një i shpallur në kërkim

Nga A2 CNN
2 Shtator 2025, 13:44 | Kronikë

Kultivim kanabisi në oborrin e shtëpisë, një i arrestuar dhe

Policia ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi akuzohen kultivonin kanabis në oborrin e banesave të tyre, raporton A2 CNN.

Policia thotë se ka arrestuar në flagrancë shtetasi P. Ç., 66 vjeç, pasi u kap duke ujitur 54 bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës së tij. Në një rast tjetër, u shpall në kërkim shtetasi Xh. Sh., 62 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin P. Sh., 82 vjeç, pasi nga një hetim i ndjekur me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, dyshohet se kishin kultivuar në 2 parcela, 50 bimë narkotike. Punohet për kapjen e shtetasit Xh. Sh.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos