Vëllai i kryebashkiakut, Arbër Veliaj kthehet në SPAK, dorëzon dokumente

Nga Armand Bajrami
22 Gusht 2025, 15:25 | Kronikë

Për të dytën ditë radhazi, Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Ndryshe nga vizita e tij e të enjtes, të premten ai u shfaq me një zarf, si ato që mbajnë dokumente, në dorë.

Burime pranë SPAK, bënë me dije për A2 CNN se mbërritja e dytë e Veliajt kishte lidhje me depozitimin e disa dokumenteve shkresore përmes të cilave ai kërkonte të mbështeste disa nga shpjegimet e dhëna një ditë më parë në Strukturën e Posaçme.

Qëndrimi i tij në godinë zgjati vetëm 30 minuta, pas të cilave Veliaj kishte më zarfin, ndërsa nuk pranoi të japë asnjë deklaratë. Të enjten Arbër Veliaj dha shpjegime për 5 orë me radhë në SPAK, si person në dijeni të rrethanave të hetimi ndaj vëllait të tij, Erion Veliaj dhe bashkëshortes Ajola Xoxa, të marrë zyrtarisht të pandehur një muaj më parë. Burime jozyrtare bënë me dije se Veliaj u pyet mbi gjetje të hetimeve, si edhe mbi raportet financiare mes shoqërive tregtare të tij dhe ato të zotëruara apo kontrolluara nga Xoxa.

Për hetimin ndaj kryebashkiakut, që qëndron në paraburgim prej shkurtit të këtij viti, SPAK ka kaluar në sitë pasuritë e Arbër Veliajt, si edhe ka ushtruar kontrolle në banesën dhe shoqëri në pronësi të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos