Aksident në Lushnjë, motoçiklisti në gjendje të rëndë

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2025, 10:35 | Kronikë

Aksident në Lushnjë, motoçiklisti në gjendje të

Aksident i rëndë është regjistruar në unazën e qytetit të Lushnjës. Një motoçikletë është përplasur me një automjet që po dilte nga ambientet e një biznesi.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motoçikletës, Marjus Doksani, rreth 30 vjeç, është transportuar me urgjencë drejt spitalit në gjendje kritike për jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e qarkullimit rrugor dhe patrullat e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Unaza e qytetit të Lushnjës vijon të mbetet një zonë problematike për aksidente rrugore, për shkak të numrit të madh të bizneseve të ndërtuara përgjatë saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos