
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim një shtetas 24-vjeçar, i dyshuar për një rast dhune fizike të ndodhur në qytetin e Vlorës.
Sipas njoftimit zyrtar, në kërkim është shpallur shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Himarë, i cili më datë 24.12.2025, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, dyshohet se ka dhunuar fizikisht me grushte shtetasin A. B., 62 vjeç, banues në Vlorë, shkruan A2 CNN.
Si pasojë e dhunës, 62-vjeçari ka pësuar dëmtime fizike dhe aktualisht ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)