Aksident në Pogradec, i riu me monopatinë përplaset me BMW-në

Nga A2 CNN
23 Gusht 2025, 21:26 | Kronikë

Aksident në Pogradec, i riu me monopatinë përplaset me

Një aksident u shënua mbrëmjen e së shtunës në hyrje të qytetit të Pogradecit, në kryqëzimin e rrugës së Drilonit. Një i ri i cili drejtonte një monopatinë u përplas me një mjet tip BMW e cila ka qenë duke hyrë nga rruga kryesore në kryqëzim.

Për pasojë është lënduar  në krah drejtuesi i monopatinës i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia mbërriti në vendngjarje për sqarimin e rrethanave, ndërsa drejtuesi i mjetit BMW deklaron se ka qenë patina e cila e ka goditur atë.

Fëmijët të çdo lloj moshe me patina janë bërë shqetësuese kohët e fundit pasi lëvizin në rrugë pa njohur rregullat e qarkullimit dhe në shumë raste bëhen shkak për aksidente të ndryshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos