Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Bulevardit të Ri te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë.
Sipas burimeve për A2 CNN, një automjet tip Range Rover është përplasur me një motor, mbi të cilin ndodhej vetëm drejtuesi.
I dëmtuari, drejtuesi i motorit ka marrë vetëm dëmtime të lehta në këmbë, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Ndërkohë A2 CNN ka siguruar edhe pamje nga vendi i aksidentit, ku duket qartë edhe kaosi në rrugë pas incidentit. (A2 Televizion)