Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në zonën e Shkafanës në qytetin e Durrësit.
Sipas të dhënave paraprake, shtetasi A.D. pas një konflikti për motive ende të paqarta ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 35 vjeçarit M.J. duke e lënë atë të plagosur.
Autori është shpallur në kërkim në kërkim nga policia bashkë me një shtetas që mendohet se e ka ndihmuar për të kryer krimin.
Ndërkohë, i plagosur M.J. është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)