Konflikt në një lokal në Vlorë, parandalohet ngjarja kriminale, 39-vjeçari i armatosur bie në pranga

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2026, 09:44 | Kronikë

Konflikt në një lokal në Vlorë, parandalohet ngjarja

Një ngjarje e mundshme kriminale u parandalua në Vlorë ku policia arrestoi një 39-vjeçar që u konfliktua me një shtetas, për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen e njohur si Uji i Ftohtë.

“Blutë” kanë ndërhyrë në kohë duke i sekuestruar shtetasit me inicialet A.SH., një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, të cilat i mbante me vete.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit për një konflikt në ambientet e një lokali në lagjen “Uji i Ftohtë”, kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e tij. Si rezultat i veprimeve të shpejta u kap shtetasi A. Sh., i cili sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka tentuar të fshehë në një lulishte, armën e zjarrit pistoletë që mbante me vete.  Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ishte konfliktuar me shtetasin B. J., 30 vjeç, banues në Vlorë, në ambientet e një lokali, për motive të dobëta”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi A. Sh., 39 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në flagrancë, ndërsa pistoleta me municiom u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë mbetet e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, duke reaguar me vendosmëri ndaj çdo rasti që cenon qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve”, vijon njoftimi.Konflikt në një lokal në Vlorë, parandalohet ngjarja

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos