
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Borizanë-Thumanë”, ku ka humbur jetën një 62-vjeçar.
Sipas policisë, rreth orës 16:40, shtetasi V. L., rreth 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit. Si pasojë, makina ka dalë nga rruga.
62-vjeçari është transportuar në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
(A2 Televizion)