Aksidenti fatal me tre viktima, dyshohet për shkelje të rregullave të qarkullimit

Nga Edi Ruçi
23 Mars 2026, 09:52 | Kronikë

Aksidenti fatal me tre viktima, dyshohet për shkelje të rregullave

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë tre viktima ndodhi mbrëmjen e së dielës, në aksin rrugor Vlorë–Kotë.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se një nga mjetet, tip “Ford”, ka qenë i pozicionuar gabim në mes të rrugës, duke krijuar rrezik të menjëhershëm për qarkullimin.

Ndërkohë, mjeti tjetër dyshohet se ka qenë duke lëvizur me shpejtësi mbi normat e lejuara, rreth 110–120 km/h, në një segment ku kufizimi është 80 km/h, shkruan A2.

Kombinimi i pozicionimit të gabuar në rrugë dhe tejkalimit të shpejtësisë dyshohet të ketë qenë faktor vendimtar në përplasjen fatale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos