Aksidenti në Durrës, drejtuesi i mjetit po lëvizte me shpejtësi dhe kishte konsumuar alkool

Nga Elitjona Doko
16 Janar 2026, 10:28 | Kronikë

Aksidenti në Durrës, drejtuesi i mjetit po lëvizte me

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë në Durrës, ku një makina ra nga mbikalimi te Ura e Dajlanit dhe si pasojë humbi jetën një 18-vjeçare.

Dy këmbësorët e plagosur kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shkruan A2.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit dyshohet se po lëvizte me shpejtësi mbi 120 km/h dhe se paraprakisht kishte konsumuar alkool.

Si pasojë e shpejtësisë së lartë, ai ka humbur kontrollin e automjetit në një kthesë, duke u përplasur me barrierat metalike mbrojtëse të urës, duke rënë prej andej te një dyqan lulesh poshtë mbikalimit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos