
Policia ka arrestuar sot në mbrëmje dy drejtues mjetesh lidhur me aksidentin me pasojë vdekjen e fëmijës 7-vjeçar në Kamëz, raporton A2CNN.
Ne pranga është vënë shtetasi Tomorr Shukulli drejtuesi i automjetit që përplasi 7-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja.
Por në pranga ka rënë edhe shtetësja Valbona Koltreku e cila ka qenë në drejtimin e një mjeti tjetër.
Pas përfundimit të hetimeve nga grupi hetimit është zbuluar se i mituri është përplasur nga dy automjete, dhe goditjen fatale e ka marrë nga automjeti që drejtohej nga Valbona Koltreku.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20 në rrugën “Kastriotët”, ku pas përplasjes i mituri u dërgua në spital dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.
(A2 Televizion)