Akuzohet në Spanjë për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje, arrestohet në Gjirokastër 43-vjeçari

Nga A2 CNN
18 Gusht 2026, 13:17 | Kronikë

Akuzohet në Spanjë për kultivim të bimëve narkotike dhe

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga 43-vjeçarin Klodian Bena me qëllim ekstradimin në Spanjë.

Ndaj tij gjykata e Sabadellit në Spanjë, në muajin qershor 2025, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët e Interpol Madridit, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi, në Spanjë.

Njoftim i Policisë Gjirokastër

Vijon operacioni i koduar “Fugitive”, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Akuzohet në Spanjë, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 43-vjeçari.

Si rezultat i punës operacionale të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Spanjës, u finalizua një tjetër fazë e operacionit “Fugitive”.

Gjatë kësaj faze, u kap në Gjirokastër dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi K. B., 43 vjeç. 

Gjykata e Sabadellit, Spanjë, në muajin qershor 2025, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët e Interpol Madridit, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi, në Spanjë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos