
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se Moisid Matushaj, i cili punon si bodyguard në të njëjtin grup të kompanisë "Orange Elite Security", dyshohet se ka qenë i përfshirë në konfliktin që parapriu vrasjen e shtetasit portugez dhe se ka ndihmuar autorin të largohej nga vendngjarja.
Sipas burimeve, Matushaj punon si bodyguard me autorin e dyshuar Sokrat Vata. Ndërkohë, Matushaj rezulton edhe punonjës i Policisë së Shtetit, me detyrë specialist i hetimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër.
NGJARJA
29-vjeçari nga Hasi Sokrat Vata dyshohet se vrau me thikë mëngjesin e sotëm 20-vjeçarin Miguel Mendez. Fill pas krimit autorin e kanë larguar nga vendngjarja dy turq, një djalë dhe një vajzë. Këta të fundit e kanë futur 29-vjeçarin në bagazhin e një makine dhe më pas janë larguar.
Megjithatë policia kishte futur në përgjim telefonin e autorit dhe me anë të valëve e ka ndjekur deri në Fier, ku e arrestoi.
Po ashtu mësohet se autori i dyshuar punonte si badigard në barin "Proncipot" pranë plazhit, ku ndodhi ngjarja. "Molla e sherrit" ka qenë ngacimi i një vajze nga shtetasi francez, i cili ishte në shoqërinë e disa të huajve. Një tjetër shtetas i huaj, që ishte në shoqërinë e francezit, ka mbetur i plagosur si pasojë e konfliktit. (A2 Televizion)