Vrasja në Ksamil, viktima konfirmohet shtetas portugez

Nga A2 CNN
18 Gusht 2026, 13:06 | Kronikë

Vrasja në Ksamil, viktima konfirmohet shtetas portugez

I riu që u vra mëngjesin e sotëm në Ksamil nuk ishte shtetas francez, siç u raportua fillimisht, por portugez. Policia e Sarandës ka bërë të ditur se pas gjetjes së dokumentit të identifikimit, u konfirmua se viktima ishte shtetasi portugez, Luis Miguel Varela Mendes, i datëlindjes 27.09.2005.

Ndërkohë, hetimet janë përqendruar edhe në verifikimin e përfshirjes së dy shtetasve turq në automjetin e të cilëve u kap autori i dyshuar, ndërsa po e transportonin atë në drejtim të Tiranës.

Ksamil, Sarandë/Informacion shtesë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku humbi jetën një shtetas i huaj, sqarojmë se:

Bazuar në të dhënat paraprake të disponueshme në momentet e para të ngjarjes, viktima u identifikua fillimisht si shtetas francez, me inicialet M. M. Në vijim të veprimeve hetimore dhe pas gjetjes së dokumentit të identifikimit, u konfirmua se ishte shtetas portugez, me inicialet L. V., i datëlindjes 27.09.2005.

Ndërkohë, hetimet janë përqendruar edhe në verifikimin e përfshirjes së dy shtetasve turq në automjetin e të cilëve u kap autori i dyshuar, ndërsa po e transportonin atë në drejtim të Tiranës.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, do të ketë njoftim të plotë në lidhje me këtë ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos