Akuzohet për vrasjen e Bejtjas, Policia e Vlorës arreston në hotel Flodian Plakun

Nga Xhensila Kodra
4 Gusht 2025, 18:14 | Kronikë

Akuzohet për vrasjen e Bejtjas, Policia e Vlorës arreston në

Brenda pak ditëve, Policia e Vlorës ka zhvilluar dy operacione me qëllim ndalimin e personave të shpallur në kërkim për krimet e vrasjes.

Pas arrestimit të Kleanth Bylykut, të dyshuarit për vrasjen e Renato Hoxhajt, ndodhur në prill të këtij viti në Vlorë, policia e qytetit bregdetar realizoi një tjetër operacion me rrezikshmëri të lartë në një hotel në Orikum, si rezultat i të cilit u arrestua Flodian Plaku, i dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas në mars të këtij viti, pranë banesës së tij në Fushë Krujë.

Së bashku me Plakun, policia arrestoi edhe tre persona të tjerë, të cilët dyshohen se e kanë ndihmuar të fshihet, të lëvizë si dhe i kanë ofruar shërbime duke i dërguar ushqime.

Në pranga ka rënë edhe berberi që shkonte herë pas here në vendin ku fshihej Plaku.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos