Akuzohet për tentativë vrasjeje, ekstradohet nga Spanja 25-vjeçari

Nga A2 CNN
14 Qershor 2025, 11:17 | Kronikë

Akuzohet për tentativë vrasjeje, ekstradohet nga Spanja

Një 25-vjeçar, i akuzuar për tentativë për vrasje, në vitin 2023, në Kukës, është ekstraduar nga Spanja.

Bëhet fjalë për shtetasin Sorel Cenaj, shkruan A2.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i bashkëpunimit me partnerët spanjollë, ekstradohet nga Spanja, një 25-vjeçar i akuzuar për tentativë për vrasje, në vitin 2023, në Kukës.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Madridin, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në vijim të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u ekstradua nga Spanja në Shqipëri, shtetasi:

S. C., 25 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas dyshohet se në një lokal në lagjen nr. 5, Kukës, ka tentuar ta vrasë, duke e goditur me mjet prerës, shtetasin A. E. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos