Arrestohet tetovari në Durrës, i dënuar me 12 vite burg në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
13 Qershor 2025, 12:58 | Kronikë

Në qytetin e Durrësit, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit Ermir Sadiki, 37 vjeç, banues në Tetovë, Maqedonia e Veriut.   

Ky shtetas  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Tetovës e ka dënuar në mungesë, me 12 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Maqedonisë se Veriut, shkruan A2 CNN.

Në muajin shkurt 2023, shtetasi Ermir Sadiki ka hyrë gjatë natës, në një banesë në fshatin Prshovcë, Tetovë, ka sulmuar fizikisht pronarin e banesës, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, dhe i ka marrë një shumë parash. 

Vijojnë procedurat me qellim ekstradimin e këtij shtetasi në Maqedoninë e Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos