Humb kontaktet me familjen 78-vjeçari nga Lezha, për herë të fundit mori pjesë në një varrim në Malësi të Madhe

Nga A2 CNN
13 Qershor 2025, 12:08 | Kronikë

Humb kontaktet me familjen 78-vjeçari nga Lezha, për herë

Lek Ndreshaj 78 vjeç me banim në Torovicë të Lezhës prej 4 ditësh ka humbur kontaktet me familjarët. 78 vjeçari në datën 9 qershor mori pjesë në një varrim në Malësinë e Madhe dhe prej orës 13:07 minuta që është orari i fundit, nuk është parë më.

Sot është dita e katërt që 78 vjeçari nuk ka asnjë kontakt. Djali i tij Gëzim Leka i bën thirrje të gjithë qytetarëve që mund ta kenë konstatuar që të njoftojnë familjen ose policinë.

Djali i tij thotë se nuk kanë asnjë problem me askend dhe ndërsa e ka të paqartë arsyen përse babai i tij është larguar nga varrimi në këtë mënyrë. Më përpara gjatë varrimit ka shfaqur shenja lodhje ndërsa sjellja e tij ka qenë normale dhe mësohet se nuk ka vuajtur nga probleme të shëndetit mendor, sipas të afërmve të tij.

Djali i të humburit thotë se policia e Malësisë së Madhe dhe bashkia atje bashkë me banorët i kanë ardhur në ndihmë duke bërë kërkime kudo në zonën malore të Shkrelit por deri më tani nuk kanë rënë në gjurmët e tij ndaj bën apel për ndihmë.

Humb kontaktet me familjen 78-vjeçari nga Lezha, për herë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos