Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën "arrest në burg" për Samuel Troshanin dhe Izmir Sakicën. Ata akuzohen për rastin e dhunimit së shtetasit Vladimir Bruçi në lagjen Rus në Shkodër.
Të dy të arrestuarit u dorëzuan në Policinë e Shkodrës në janar të këtij viti, pasi ishin shpallur në kërkim për sherrin e ndodhur qershorin e vitit të kaluar.
Sakica dhe Troshani dyshohet edhe se janë dy prej autoreve në atë që njihet si masakra e Dobraçit, ku mbetën të vrarë me armë zjarri Arlind Bushati dhe Hamza Lici, ndërsa Bashkim dhe Flutura Basha, mbetën të vdekur pasi u përplasën nga makina e dy viktimave teksa po udhëtonin rastësisht me motor në momentin e atentatit.
Megjithatë, ndaj tyre nuk janë ngritur akuza për këtë ngjarje të rëndë. (A2 Televizion)