Arrestohen 3 kinezë, dyshohen për prostitucion dhe lojëra fati

Nga A2 CNN
12 Shtator 2024, 11:51 | Kronikë

Arrestohen 3 kinezë, dyshohen për prostitucion dhe lojëra fati

Tre shtetas kinezë janë arrestuar dhe një i katërt është proceduar në gjendje të lirë, pasi dyshohet se organizonin veprimtaritë e kundërligjshme të lojërave të fatit dhe të prostitucionit, shkruan A2 CNN.

Policia e Shtetit njoftoi se këta shtetas u kapën në flagrancë në Rinas, pasi tentuan të kontrabandonin në Shqipëri 12 celularë, 3 laptopë, 6 kompjuterë dhe pajisje të tjera elektronike, të cilat i përdornin për këto veprimtari të kundërligjshme.

Arrestohen 3 kinezë, dyshohen për prostitucion dhe lojëra fati

“Komisariati i Policisë Rinas, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Electronics”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit kinezë: N. X., 19 vjeç, C. L., 43 vjeç dhe Sh. J., 49 vjeç, të tre banues në Kinë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. L., 17 vjeç, banues në Kinë”.

Arrestohen 3 kinezë, dyshohen për prostitucion dhe lojëra fati

Gjatë kontrollit në valixhet e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur 12 celularë, 3 laptopë, 6 kompjuterë dhe pajisje të tjera elektronike, të cilat ata po tentonin t’i kontrabandonin në Shqipëri. Nga këqyrja e këtyre pajisjeve janë konstatuar faqe dhe programe për organizimin e lojërave të fatit dhe për prostitucion.    

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Prostitucioni” dhe “Organizimi i lojërave të palejuara”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos