Arrestohen dy autorët e një serie vjedhjesh brenda 24 orësh në Tiranë e Krujë

Nga A2 CNN
8 Janar 2026, 13:38 | Kronikë

Arrestohen dy autorët e një serie vjedhjesh brenda 24 orësh

Shërbimet e Policisë në Tiranë dhe Krujë finalizuan në 24 orë dy operacione për zbardhjen e një serie vjedhjesh të kryera në territorin e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe në Krujë.

Si rezultat i veprimeve hetimore të ndërmarra menjëherë pas kallëzimeve të qytetarëve, u lokalizuan, kapën dhe u vunë në pranga dy autorë:

Operacioni “Tracking” – në Tiranë, specialistët e Komisariatit Nr. 6 arrestuan shtetasin E. M., 46 vjeç, i dyshuar për vjedhje në një subjekt gjatë dy muajve të fundit, ku janë marrë pajisje me vlerë 6,000 euro, një biçikletë, sende të tjera me vlerë dhe para në një banesë, shkruan A2 CNN.

Operacioni “Midnight” – në Krujë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan M. F., 20 vjeç, i dyshuar për tentativë vjedhjeje të kasafortës së një supermarketi gjatë kësaj jave, si dhe për vjedhje në dy banesa të tjera.
Policia vijon punën për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos