Arrestohet 29-vjeçari, ndihmonte Aldo Avdylajn të fshihej në Tiranë

Nga A2 CNN
15 Tetor 2025, 14:28 | Kronikë

Arrestohet 29-vjeçari, ndihmonte Aldo Avdylajn të fshihej në

Policia ka arrestuar një 29-vjeçar i cili akuzohet se ka ndimuar Aldo Avdylajn, një emër i shumëkërkuar nga autoritetet, të fshihej në Tiranë, ku edhe u kap një ditë më parë.

Na pranga ra shtetasi D.Sh., 29 vjeç. Nga hetimet dyshohet se 29-vjeçari ka siguruar banesën në Tiranë, të marrë me qira, me qëllim fshehjen, nga shtetasi E. A. alias A. A. që është i akuzuar për veprat penale "Vrasja me paramendim", kryer për hakmarrje, "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Aldo alias Elidon Avdylaj u arrestua tw martwn, pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK pas operacionit të 2 tetorit, ku u godit grupi kriminal i Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut” dhe i Astrit Avdylajt.

37-vjeçari akuzohet nga SPAK se ka organizuar dhe bashkëdrejtuar me Astrit Avdylajn grupin kriminal që qëndron pas vrasjes së Edmir Bregut në vitin 2021, në Durrës.

Avdylaj u arrestua nga forcat RENEA dhe Operacionale, në bashkëpunim me Policinë e Durrësit, teksa fshihej në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë. Gjatë kontrollit, policia gjeti një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak, shkruan A2 CNN.

Ndaj tij rëndojnë tre akuza, vrasje me paramendim e kryer për hakmarrje, pastrim parash dhe armëmbajtje pa leje.

Hetimet për ngjarjen janë zbardhur falë komunikimeve të përgjuara në aplikacionin Sky ECC. Sipas SPAK, vrasja e Edmir Bregut u urdhërua nga Astrit Avdylaj si hakmarrje për një atentat të mëparshëm ndaj Aldo Avdylajt.

Si ekzekutorë janë identifikuar Alfred Doka dhe Ermir Dedja. Doka vijon të jetë në kërkim, ndërsa Dedja u ekzekutua më 20 maj të këtij viti në Durrës. Në dosje si ndihmës rezulton edhe Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume, i cili akuzohet nga SPAK për bashkëpunim me grupin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos