Shoqata Europiane e Gjyqtarëve, rezolutë në mbështetje të gjyqtarëve pas vrasjes së Astrit Kalasë

Nga Armand Bajrami
15 Tetor 2025, 10:30 | Kronikë

Shoqata Europiane e Gjyqtarëve, rezolutë në mbështetje

Me kërkesë të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve, shoqata më e madhe në Europë e gjyqtarëve, ka miratuar një rezolutë në mbështetje të trupës gjyqësore pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

Rezoluta u miratua unanimisht me kërkesë të Unionit, i cili u përfaqësua nga Gerd Hoxha dhe  Genti Dokollari, në takimin vjetor të Shoqatës Ndërkombëtare të Gjyqtarëve, pjesë e së cilës është edhe EAJ, që po mbahet në Baku, Azerbajxhan, nga data 11 deri më 17 tetor.

Sipas Hoxhës, kjo rezolutë është shenjë e respektit të lartë për kolegun e ndjerë, z. Astrit Kalaja, dhe për të gjithë gjyqtarët shqiptarë, si dhe një mbështetje e fortë për gjithë trupën gjyqësore në veçanti dhe punonjësit e drejtësisë në përgjithësi, për ta çuar më tej përkushtimin tonë në dhënien e drejtësisë, shkruan A2 CNN.

“Kjo rezolutë,” u shpreh Hoxha, “është një thirrje për reflektim serioz dhe të menjëhershëm të organeve shtetërore, që kanë detyrë kushtetuese dhe ligjore të sigurojnë një klimë normale pune dhe sigurinë e gjyqtarëve, si gur themeli për një drejtësi të pavarur.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos