Dyshohet se është lodër, “granata” alarmon Policinë e Kukësit, bllokohet shëtitorja

Nga A2 CNN
15 Tetor 2025, 10:28 | Kronikë

Dyshohet se është lodër, “granata” alarmon

Një send i ngjashëm me një granatë ka alarmuar mëngjesin e kësaj të mërkure Policinë e Kukësit, e cila u detyrua të bllokojë një pjesë të shëtitores së njohur si “ish-Turizmi” i Kukësit, shkruan A2 CNN. Sendi u gjet rreth orës 06:35 të mëngjesit, në një prej stolave të shëtitores.

Nga këqyrja paraprake, oficerët e policisë dyshojnë se kemi të bëjmë me një mjet imitues të një granate, që mund të jetë lodër.

Gjithsesi, për rastin janë njoftuar ekspertët xhenierë, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar personin ose personat që e kanë lënë këtë send në stolin e shëtitores. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos