Policia e Korçës dhe specialistët e krimit ekonomik kanë nisur hetimet për një avokat, i cili dyshohet se vidhte në bankë paratë e një klienti të tij.
Kështu, janë referuar në prokurori materialet për avokatin A. L., 56 vjeç pasi dyshohet se gjatë periudhës 2020-2022, ka tërhequr shuma parash nga llogaria bankare e një 70-vjeçari, i cili aktualisht është në burg.
Mësohet se avokati, për të cilin ka një masë sigurie “Arrest në burg”, i merrte paratë duke përdorur prokurorën që ia ka marrë klientit duke shfrytëzuar besimin dhe gjendjen shëndetësore të tij. (A2 Televizion)