Arrestohet mjeku anestezist Roland Xhaxho

Nga Igli Çelmeta
6 Tetor 2025, 14:18 | Kronikë

Arrestohet mjeku anestezist Roland Xhaxho

Mjeku Roland Xhaxho është arrestuar për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu.

Për Xhaxhon është dhënë masa e sigurisë "arrest në shtëpi".

Arrest në shtëpi edhe për vajzën e tij, Ina Xhaxho, shkruan A2.

Vepra penale për të cilën akuzohet është vrasje nga pakujdesia në bashkëpunim, në lidhje me vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili ndërroi jetë pas një ndërhyrje në klinikën dentare, në pronësi të mjekut.

Familja e 3-vjeçarit për A2CNN u shpreh se do të thonë që "drejtësia u vendos kur të jepet dënimi". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos