Një 38-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës, pasi qarkullonte me armë në makinë.
Ai është ndaluar në fshatin Luz të Krujës dhe bashkë me të janë arrestuar edhe 2 pasagjerët në këtë automjet, pasi nuk kallëzuan posedimin e armës.
“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, finalizuan operacionin policor të koduar “Flagranca 3”. Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 38 vjeç, E. D., 34 vjeç dhe I. D., 39 vjeç. Nga kontrolli në automjetin që drejtonte 38-vjeçari, në fshatin Luz, Krujë, në të cilin ishin pasagjerë 2 të arrestuarit, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje”, njofton policia. (A2 Televizion)