Arrestohet në Tiranë 21-vjeçari me armë, municion dhe pranga policie

Nga A2 CNN
6 Gusht 2025, 09:36 | Kronikë

Arrestohet në Tiranë 21-vjeçari me armë, municion dhe

Një tjetër operacion policor godet armëmbajtjen pa leje në periferi të kryeqytetit. Policia e Komisariatit Nr. 5 ka finalizuar me sukses aksionin e koduar “Kryqëzimi”, duke vënë në pranga një 21-vjeçar që lëvizte i armatosur dhe i pajisur me mjet maskimi dhe pranga të ngjashme me ato të Policisë.

I riu, me iniciale G. Q., banues në Babrru, u ndalua te kryqëzimi i Valiasit, teksa po qarkullonte me një automjet tip “Audi”. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij dhe më pas në banesë, u zbuluan një armë zjarri pushkë me municion luftarak, një armë e ftohtë (thikë), një palë pranga që imitonin ato të Policisë, si dhe një kapuç për maskim, shkruan A2 CNN.

Policia thotë se arrestimi është pjesë e operacioneve të njëpasnjëshme për të goditur fenomenin e armëmbajtjes pa leje dhe për të parandaluar rreziqet ndaj sigurisë publike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos