Një tjetër aksident është shënuar pak minuta më parë në autostradën Lushnje–Fier, në kryqëzimin e Savrës. Dy mjete, një Volkswagen me targa AA 522 VN dhe një Benz me targa AB 861 MT, janë përplasur pasi Volkswagen-i tentoi të kalonte në anën tjetër të rrugës, raporton A2 CNN.
Për pasojë, të dy drejtuesit e mjeteve janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Policia e qarkullimit ndodhet në vendngjarje për të rregulluar trafikun, ndërsa grupi hetimor dhe policia shkencore po dokumentojnë rastin. Sipas të dhënave paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të jetë ndërprerja e rrugës nga mjeti tip Golf. (A2 Televizion)