U ekstradua nga Dubai, caktohet masa e sigurisë për vëllain e Nuredin Dumanit

Nga Xhensila Kodra
14 Qershor 2025, 11:24 | Kronikë

U ekstradua nga Dubai, caktohet masa e sigurisë për vëllain e

GJKKO caktoi arrest në burg për Dashnor Dumanin, vëllain e Nuredin Dumanit, i cili u ekstradua pak ditë më parë nga Dubai.

Ai akuzohet si ekzekutor në masakrën e Bradasheshit në 2018, ku u vra vëllai i Erjon Alibejt, xhaxhai dhe miku i tij turk, shkruan A2.

Dumani akuzohet edhe si i përfshirë në grabitjen e parave në aeroportin e Rinasit.

Ndërkohë, për Armis Stafën, masa e sigurisë është ndryshuar nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”. Sipas SPAK, ai dyshohet për pastrim parash përmes shitblerjes së automjeteve, në funksion të organizatës kriminale të vëllezërve Hajdar dhe Franc Çopja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos