Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet përgjatë bregdetit në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna pa leje.
Gjatë ndërhyrjes në zonën e plazhit të Golemit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë konstatuan dhe sekuestruan 70 komplete me çadra dhe shezlongë, të vendosura në mënyrë të paligjshme nga qytetarë dhe pushues të ndryshëm. Mjetet ishin vendosur pa asnjë autorizim apo leje nga autoritetet përkatëse, shkruan A2 CNN.
Policia njofton se kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare, për të garantuar aksesin e lirë të pushuesve në hapësirat publike, si dhe për të verifikuar në vijimësi aktivitetet e subjekteve private gjatë sezonit turistik. (A2 Televizion)