Një 54-vjeçar në Tiranë është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka hapur një llogari në rrjetet sociale me kredencialet e një 33-vjeçareje dhe e ka përndjekur atë përmes këtyre llogarive.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se po punohet për kapjen e 54-vjeçarit, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasin J. D., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur llogari në rrjete sociale, me kredencialet e një 33-vjeçareje, si dhe e ka përndjekur atë, nëpërmjet këtyre llogarive. Punohet për kapjen e 54-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)