Polici aksidenton për vdekje 65-vjeçarin

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2025, 22:49 | Kronikë

Polici aksidenton për vdekje 65-vjeçarin

Një efektiv policie ka aksidentuar për vdekje një 65-vjeçar pasditen e së mërkurës, në Tiranë.

Inspektori me inicialet M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë DVP Tiranë, rreth orës 17:30, gjatë drejtimit të motomjetit në bulevardin “Bajram Curri” ka aksidentuar shtetasin P. F., 65 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë dhe si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë rreth orës 21:00.

I dëmtuar ka mbetur gjithashtu edhe punonjësi i policisë, i cili është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), shkruan A2.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos