Rritet ndjeshëm numri i aksidenteve rrugore në vend. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në 5 muajt e parë të këtij viti, kanë ndodhur 626 ngjarje të tilla, me rritje 46.6% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Të dhënat e detajuara tregojnë se aksidentet rrugore, në mbi 86% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, këtë vit është kryer nga të rinjtë e grup-moshës 25-34 vjeç dhe kryesisht nga meshkujt. (A2 Televizion)