Gjyqi ndaj Vangjush Dakos, shtyhet seanca paraprake

Nga Armand Bajrami
8 Korrik 2024, 15:12 | Kronikë

Gjyqi ndaj Vangjush Dakos, shtyhet seanca paraprake

Gjykata e Posaçme shtyn për më 19 korrik ora 12:30 seancën paraprake ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe të bashkëpandehurit e tij.

Shkak i shtyrjes u bë mungesa e avokatit të të pandehurës Hanza Reka. Ky i fundit paraqiti kërkesë në sekretarinë e gjykatës përmes klientes së tij, për shtyrjen e procesit në një datë tjetër me argumentin se ndodhet jashtë territorit të vendit.

E pandehura Reka kërkoi që procesi të mos vijojë pa praninë e avokatit të saj, kërkesë që u pranua nga gjyqtarja Elsa Ulliri.

Dako akuzohet për “Shpërdorim detyre” në dy raste në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet. 

Prej 27 shkurtit, Dako ndodhet në arrest shtëpie pasi iu ndryshua masa e sigurisë, për tejkalim të afateve të paraburgimit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos