Pavarësisht lajmit për vdekjen e Artan Lames, burime pranë familjes së tij thonë se zemra e tij është ende në punë me aparatura.
Pas ndërhyrjes së vështirë kirurgjikale, mësohet se ai ka pësuar vdekje cerebrale, por ka ende puls, raporton A2 CNN.
Ndërkohë në orët në vijim priten të mësohen të tjera detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se Lame prej disa kohësh ndodhet në Mynih ku kishte shkuar për një ndërhyrje në zemër. Ai edhe më herët kishte shfaqur shqetësime me zëmrën, që disa vite më parë.
Gjatë karrierës së tij, Artan Lame ka mbajtur pozita të rëndësishme, përfshirë ato si zëvendësministër dhe drejtor i Agjencisë së Kadastrës dhe Legalizimeve. (A2 Televizion)