Asgjësohen mbi 1500 fidanë e bimë kanabisi në Shkodër

Nga A2 CNN
19 Maj 2025, 13:36 | Kronikë

Asgjësohen mbi 1500 fidanë e bimë kanabisi në Shkodër

Policia e Shkodrës ka asgjësuar mbi 1200 fidanë dhe 479 bimë kanabisi. Ato u zbuluan në operacionin “Koordinata”, në njësitë administrative Shllak dhe Pult.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Shllak dhe asgjësuan 1011 fidanë dhe 479 bimë cannabisi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësisë administrative Pult dhe asgjësuan 277 fidanë narkotikë cannabis sativa”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Asgjësohen mbi 1500 fidanë e bimë kanabisi në Shkodër

Ndërkohë vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit, ndërsa operacioni antikanabis i koduar  “Koordinata”, vijon.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos