Lirohet nga burgu Safet Gjici

Nga Armand Bajrami
19 Maj 2025, 12:59 | Kronikë

Lirohet nga burgu Safet Gjici

Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, është liruar nga qelia, raporton A2 CNN. Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore gjykata ka urdhëruar qëndrim në shtëpi.

Apeli ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Elbasanit, që më herët refuzoi lirimin e Gjicit për arsye shëndetësore. Ndërkohë në Gjykatën e Elbasanit është në shqyrtim një tjetër kërkesë e Gjicit për lirim të parakohshëm, për shkak se ka kryer më shumë se 3/4 e dënimit.

Safet Gjici është dënuar me 3 vjet burg për “korrupsion aktiv”. Ai u dënua pas publikimit të një videoje të tij duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij në Bashkinë Kukës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos