Vendimet e dhëna nga Shkalla e Parë për të të pandehurit që akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që përgatitën planin për ekzekutimin e Inez Hajrullës në Vlorë, janë lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit.
Apeli i GJKKO njoftoi këtë të hënë se Leonard Luzi, Muharrem Koroveshi dhe Amarildo Nikolli do të mbeten pas hekurave sipas dënimeve fillestare të shqiptuara për ta.
Leonard Luzi u dënua përfundimisht me 7 vite e 4 muaj burg për përfshirjen në planifikimin e vrasjes së Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashajt. Luizi u ekstradua nga Spanja drejt vendit tonë në nëntor të vitit 2024.
Në të njëjtën çështje, Apeli ka konfirmuar edhe dënimet për Amarildo Nikollin dhe Muharem Koroveshin, të cilët akuzohen për bashkëpunim në sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjes dhe mbajtjen pa leje të armëve luftarake.
Nikolli u dënua me 7 vite e 4 muaj burg, por me gjykim të shkurtuar do të qëndrojë pas hekurave për 2 vite e 9 muaj. Ndërkohë, Koroveshi me uljen e 1/3 së dënimit do të vuajë 6 vite e 8 muaj burgim. (A2 Televizion)