Parakalim i gabuar dhe qarkullim në kah të kundërt, gjobiten dy drejtues në Elbasan

Nga A2 CNN
19 Maj 2025, 13:17 | Kronikë

Parakalim i gabuar dhe qarkullim në kah të kundërt, gjobiten dy

Policia rrugore e Elbasanit ka gjobitur dy drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Pas administrimit 2 videove e fotove nga rrjetet sociale dhe nga qytetarët, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, Policia gjobiti me nga 10 mijë lekë të reja dy drejtuesit njëri në aksin rrugor "Peqin-Elbasan" për parakalim të gabuar dhe tjetri për lëvizje në sens të kundërt.

“Konkretisht është vendosur masa administrative 10 000 lekë, bazuar në pikat 10 dhe 16 të nenit 146 të Kodit Rrugor, për drejtuesin e automjetit që kryen parakalime të gabuara, në kushtet e fushëpamjes së kufizuar, në aksin rrugor "Peqin-Elbasan". Është vendosur masa administrative 10 000 lekë, bazuar në pikën 12 të nenit 7 të Kodit Rrugor, për drejtuesin e automjetit që qarkullon me mjet, në sens të kundërt të lëvizjes, në bulevardin "Aqif Pasha". Gjithashtu, ndaj drejtuesit të automjetit është vendosur masa plotësuese "Pezullimi i lejes së drejtimit", njofton Policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos