Automjeti përplas për vdekje 15-vjeçarin në Divjakë

Nga A2 CNN
24 Qershor 2025, 13:13 | Kronikë

Automjeti përplas për vdekje 15-vjeçarin në Divjakë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Dovjakë. Policia njofton se një drejtues automjeti është përplasur me një motomjet të drejtuar nga një 15 vjeçar. Për pasjë ka humbur jetën adoleshenti. Sipas burimeve  nga Policia, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një manovër e gabuar e viktimës, i cili është futur në parakalim në anën e kundërt të rrugës, duke u përplasur ballë për ballë me automjetin tjetër. Përplasja ka qenë fatale për 15- vjeçarin.

Divjakë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në fshatin Kamenicë, automjeti me drejtues shtetasin R. Ç., është përplasur me motomjetin me drejtues një shtetas 15 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 15-vjeçari.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet hetimore procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos