Avokatët braktisin Henrik Hoxhajn, shtyhet seanca e dosjes "Plumbi i artë"

Nga Armand Bajrami
8 Korrik 2025, 12:06 | Kronikë

Avokatët braktisin Henrik Hoxhajn, shtyhet seanca e dosjes "Plumbi i

Mbetja pa avokat mbrojtës të të pandehurit Henrik Hoxhaj çoi në dështimin e seancës së radhës të dosjes "Plumbi i artë" në Gjykatën e Posaçme.

Në sallë u relatua se avokati Gentian Rumano ka hequr dorë nga mbrojtja e Hoxhajt dhe po ashtu edhe avokati i caktuar kryesisht për të, shkruan A2 CNN.

Te pranishëm në sallë kanë qenë të tre të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani, Erion Alibej dhe Skerdi Tasi. Prej disa seancash, për shkak të disa kërkesave të përsëritura të avokatëve, procesi ka mbetur në vend numëro.

Prej 3 seancash gjykata ka tentuar të nisë marrjen e dëshmisë së të penduarit Tasi, por pa mundur ta realizojë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos