Një 52-vjeçar i shpallur në kërkim për përndjekje është arrestuar nga Policia e Elbasanit, në kuadër të një operacioni policor të koduar “The end”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e shtetasit B. L., 52 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan më datë 17 prill 2025, me 7 muaj e 4 ditë burgim, për veprën penale “Përndjekja”, shkruan A2 CNN.
Në vitin 2023, B. L. kishte përndjekur ish-bashkëjetuesen e tij, duke u bërë subjekt i hetimeve dhe më pas i ndjekjes penale. Arrestimi i tij u bë pas kontrollesh dhe veprimesh të bazuara në informacione operative. (A2 Televizion)