Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në malin Vastak në fshatin Dukat të Vlorës. Mësohet se harta e djegies nga flakët është zgjeruar.
Edhe pse ditën e djeshme pati ndërhyrje nga ajri me helikopterin 'Cougar', flakët nuk u arritën që të viheshin nën kontroll, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë, sot, në orët e para të mëngjesit, janë nisur një grup tjetër pune zjarrfikësish, inspektorësh të pyjeve dhe zonave të mbrojtura. (A2 Televizion)