
Një grua ka humbur jetën në Korçë, pasi banesa ku jetonte u përfshi nga flakët.
Policia njoftoi se 73-vjeçarja me inicialet F.P. ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. P., rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë.
Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të bërë dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)