Një 40-vjeçar ka humbur jetën në Lëpushë të Kelmendit, pasi ka rënë në një humnerë. Policia njofton se ai ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 10:52, Policia është njoftuar se shtetasi F. S., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka rënë në një humnerë, në fshatin Lëpushë, Kelmend.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se, si pasojë e dëmtimeve të marra, 40-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)