Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri 30-vjeçari

Nga A2 CNN
5 Shtator 2026, 10:02 | Kronikë

Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri 30-vjeçari

Një 30-vjeçar i akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe për dhunë në familje është ekstraduar sot nga Dubai. Bëhet fjalë për Bamir Halili (Axhami).

“Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe specialistëve të Interpol Abu Dhabit, gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasit B. (H.)(A.), 30 vjeç, lindur në Kukës.

Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Dhuna në familje””, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos