Live në TikTok, i riu futet me forcë brenda bankës në Korçë

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2024, 00:08 | Kronikë
Live në TikTok, i riu futet me forcë brenda bankës në

 

Rreth orës 22:04, një shtetas ende i paidentifikuar ka hyrë me forcë brenda një banke të nivelit të dytë në lagjen nr.3 në qytetin e Korçës, i cili ka shtyrë me forcë derën e jashtme, raporton A2 CNN.

Në momentin që ka hyrë brenda ka rënë sinjali dhe menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë.

Shtetasi që kishte hyrë në ambientet e bankës porsa ka konstatuar Policinë është larguar me shpejtësi pa marrë asnjë gjë nga brenda bankës.

Burime bëjnë me dije për A2 CNN se personi që ka tentuar të hyjë me forcë në bankën e nivelit të dytë në Korçë ka qenë live në TikTok.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë rrethuar zonën ku dyshohet se është fshehur autori.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën, për të bërë të mundur identifikimin e autorit.

Ngjarja e pazakontë ndodhi në të njëtën ditë kur Kryeministri Edi Rama njoftoi se Qeveria do të mbyllë TikTok për një vit, pasi sipas tii, aty shikon lloj lloj perversiteti e rrugaçërie.

Vendimi u njoftua pas një serie takimesh me prindër e mësues, pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij, pas një sherri që kishte nisur në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos