Një taksist është vënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi i mori me dhunë një shumë parash dhe dy aparate celularë klientit në taksinë me të cilën po udhëtonte. Pas kallëzimit nga 20-vjeçari, efektivët e policisë organizuan punën për kapjen e taksistit. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme
“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit Nr.1, shtetasi A.P, 26 vjeç. Ky shtetas, orët e para të ditës të mëngjesit të ditës së djeshme, ka marrë në taksinë që drejtonte shtetasin Xh.H, 20 vjeç, dhe gjatë udhëtimit, ka ndaluar mjetin në një rrugë të pabanuar në afërsi të lagjes së Çollakëve, dhe i ka marrë me dhunë shtetasit Xh.H një shumë parash dhe 2 aparate celularë dhe më pas e ka zbritur nga taksia dhe është larguar”, njofton Policia.
Ai akuzohet për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)